Sulmuesi nigerian nuk e gjen veten

- Bota Sot

Sulmuesi nigerian nuk e gjen veten

Pas vizitave mjekësore Milani nuk është më dhe aq i bindur për të firmosur me Victor Boniface.

Sulmuesi nigerian është kthyer sot në Gjermani pasi pritet që kuqezinjtë të lajmërojnë Leverkusen se nuk janë më të interesuar për shërbimet e tij.

Gjuri i djathtë i operuar nuk është i shëndetshëm dhe stafi kuqezi ka menduar për të mos rrezikuar duke ndërprerë në mes këtë operacion.

Për sulmuesin kjo situatë nuk është e re pasi edhe në dhjetor Leverkusen kishte arritur akordin ekonomik me Al-Nassr për të shitur kartonin e nigerianit.

Por papritur sauditët preferuan që të firmosnin me Duran.



Lexoni të gjitha në Bota Sot