Kristian Shpendi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Itali.
Sulmuesi shqiptar shënoi që në javën e parë të Serisë B, ndërsa skuadra e tij Çezena fitoi 3-1 në Peskarë.
Miqtë patën epërsi gjatë gjithë kohës, ndërsa Shpendi realizoi për avantazhin 2-1 në nisje të pjesës së dytë.
Sulmuesi 22-vjeçar ishte I dalluar edhe sezonin e kaluar në Serinë B duke shënuar 11 herë, por pastaj pësoi një dëmtim që e pengoi për një kohë te gjatë.
Ish-ylli I Shqipërisë U21 shpreson të jetë protagonist edhe këtë vit, dhe të ngjitet në elitën e futbollit italian, qoftë në radhët e Çezenës, apo edhe duke kaluar në ndonjë skuadër tjetër.