Kryeministri kanadez për vizitë në Kiev

- Bota Sot

Kryeministri kanadez për vizitë në Kiev

Kryeministri kanadez Mark Carney ka mbërritur në Kiev, ku pritet të takohet me Volodymyr Zelensky.

Duke postuar një mesazh në mediat sociale këtë mëngjes, Carney uroi Ukrainën për Ditën e 34-të të Pavarësisë, duke shtuar se mbështetja e Otavës për Kievin ishte “e palëkundur”.

“Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe për të realizuar ëndrrat tuaja për vendin tuaj”.

Zelensky ka pranuar urime edhe nga shumë liderë tjerë botërorë për ditën e pavarësisë, ku kryesisht ishin nga liderët perëndimorë dhe aleatët e ngushtë të Ukrainës.

Trump, Rubio, Mbreti Charles, Papa Leo e shumë liderë tjerë e uruan Ukrainën për ditën e pavarësisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot