Kur do të vendoset fati i brazilianit?

- Bota Sot

Kur do të vendoset fati i brazilianit?

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos verore dhe klubet evropiane janë aktiv për të kryer transferimet e fundit.

Skuadra e Tottenhamit nuk po heq dorë nga transferimi i futbollistit të Manchester Cityt, Savinho.

Braziliani është objektivi kryesor i ”Spurs”, derisa klubi po përgatit ofertë të re drejt Cityt.

Sipas asaj që raporton ”OneFootball”, Tottenham është i gatshëm të paguaj 85 milionë euro për Savinhon.

Bisedimet mes klube po vazhdojnë, derisa brenda ditëve do të vendoset fati i brazilianit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot