Të paktën një i vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi në një dyqan lodrash në Moskë

- Bota Sot

Të paktën një i vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi në një dyqan lodrash në Moskë

Të paktën një person humbi jetën sot kur një bombol gazi shpërtheu në një dyqan lodrash në Moskë, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve.

Shpërthimi ndodhi në dyqanin e lodrave, i njohur nga shumica e rusëve si dyqani i lodrave “Detsky Mir”.

Ai ndodhet në sheshin Lubyanka pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), pasardhësit kryesor të KGB-së së epokës sovjetike.

“Mjerisht, sipas informacioneve paraprake, si pasojë e incidentit, ka një të vdekur dhe disa persona janë plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin.

Ndërtesa e dyqanit të lodrave, e cila gjithashtu strehon një numër restorantesh, dyqanesh dhe një kinema, është evakuuar, raportuan agjencitë ruse të lajmeve. Kanali Mash Telegram tha se shpërtheu një bombol heliumi. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot