Situatë e pazakontë me Nedim Bajramin

- Bota Sot

Situatë e pazakontë me Nedim Bajramin

Nedim Bajrami ndodhet para një situate të pazakontë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka parë trajnerin Rasëll Martin, që të marrë tjetër vendim drastik te Rejnxhërs.

Trajneri i klubit skocez nuk e ka përfshirë Bajramin në ndeshjen e kampionatit, që Rejnxhërs po zhvillon përballë St. Mirren. Kujtojmë se kjo është hera e dytë radhazi, që Bajrami nuk ndodhet në skuadër.

Bajrami u la jashtë listës së Rejnxhërs në Europë, për fazën “play-off” ku sfidojnë Klub Bryzh në Ligën e Kampioneve. Një vendim ky që pasohet te mungesa në sfidën e kampionatit.

Për Bajramin nuk është raportuar asnjë dëmtim gjatë kësaj kohe.

Dhe palët duken drejt ndarjes së pashmangshme pas një viti bashkëpunim, ndërsa kontrata përfundon në vitin 2028.



Lexoni të gjitha në Bota Sot