Gëzim Kosumi - prej disa vitesh është mbështetës i palëkundur i FC Kosova Dusseldorfit

- Bota Sot

Gëzim Kosumi - prej disa vitesh është mbështetës i palëkundur i FC Kosova Dusseldorfit

I qetë, entuziast dhe e mbështet me zemër klubin e futbollit Kosova nga Dusseldorfi.

Është Gëzim Kosumi që jeton me sukseset e klubit kuqezi.

Ku është Kosova e Dusseldorfit është edhe Gëzim Kosumi.

Është prej njerëzve me besnik të klubit dhe që i jep motiv shtesë në çdo ndeshje.

Kosumi nuk e mendon dot ditën e as javën pa klubin e zemrës, Kosova.

“FC Kosova shpreh mirënjohjen më të sinqertë për z. Gëzim Kosumi dhe kompaninë e tij, të cilët prej disa vitesh kanë qenë mbështetës të palëkundur të skuadrës sonë.

Nuk ka rëndësi madhësia apo pesha e një kompanie, por zemërgjerësia dhe bujaria e atij që e drejton. Z. Kosumi e ka dëshmuar më së miri këtë, duke dhënë një kontribut të çmuar për ekipin tonë, jo vetëm financiarisht, por edhe me praninë e tij të vazhdueshme. Ai rrallë mungon në ndeshjet tona, gjithmonë në shkallët e stadiumit, duke qenë një tifoz i zjarrtë dhe një mbështetës aktiv i FC Kosovës.

Në emër të klubit, lojtarëve dhe tifozëve tanë, falënderojmë përzemërsisht z. Gëzim Kosumi për përkushtimin dhe dashurinë ndaj skuadrës sonë, duke i uruar suksese të shumta në biznes dhe në jetën personale”, shkruan në faqen e FC Kosova. 
Forca FC Kosova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot