Shkupi pas disa telasheve, gati për Pelisterin

- Bota Sot

Shkupi pas disa telasheve, gati për Pelisterin

Skuadra e Shkupit pas disa telasheve që ka me stadiumin në Çair, me sistemin VAR, ku ndeshjen e kaluar nuk e zhvilloi me Sileksin e Kratovës, tani është gati për sfidën e nesërme (17.00) në Kavadar.

Shkupi do të përballet me Pelisterin e Manastirit në kuadër të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Deri me tash ka luajtur një ndeshje dhe në Tetovë, ku ishte mposhtur me rezultat 5:1 nga Shkëndija. 

“Xhiroja e tretë e Ligës së Parë na sjell përballë Pelisterit, një rival i vjetër me të cilin kemi zhvilluar shumë duele të forta ndër vite.

Këtë herë zbresim në fushë si mysafirë në Kavadar, të vendosur që të marrim tri pikë. Ekipi është i përgatitur, motivi është i madh”, njofton FC Shkupi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot