Derbi i madh mes shqiptarëve dhe malazezëve! Skuadra shqiptare - lider

- Bota Sot

Derbi i madh mes shqiptarëve dhe malazezëve! Skuadra shqiptare - lider

Sonte do të luhet derbi i madh në Kampionatin e Malit të Zi, mes kampionit Buduçnostit të Podgoricës dhe ftuesit ë Kupës, Deçiqit nga Tuzi.

Skuadra shqiptare synon pikë ndaj Buduçnostit në takimin e javës së katërt.  

“Janë luajtur tre javë të Ligës së Parë malazeze, dhe kampioni aktual Buduçnosti është gjashtë pikë pas liderit Deçiqi. 

Skuadra nga Podgorica po kalon një periudhë të trazuar, pasi humbi ndaj Arsenalit në Tivat, trajneri Nenad Lalatoviq u largua nga ky mjedis, kështu që ish-ndihmës i tij Ivan Deliq do të jetë në stol.

Deliq do të debutojë si trajner kryesor sonte (ora 20:00) para tifozëve vendas - Buduçnosti do të presë Deçiqin në derbin e javës së katërt”, shkruan media malazeze “Vijesti”.

Tabela: Deçiqi kryeson me 9 pikë, pasojnë Sutjeska, 7 Arsenal 7, Petrovac 5, Mlladosti DG 4, Buduçnosti 3, Jezero 2, Bokeli 2, Mornari 1, Jedinstvo 0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot