Rodrigo Mora është një nga lojtarët e rinj shumë premtues, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Në sezonin e kaluar, 18-vjeçari shënoi 12 gola dhe dha 4 asiste në 40 ndeshje në të gjita kompeticionet për Porton.
Barcelona dhe Real Madrid janë dy nga disa klubet e mëdha në Europë që interesohen për yllin e ri portugez, por e ardhmja e tij mund të jetë drejt Arabisë Saudite.
Al-Ittihad ka nisur kontaktet zyrtare me Porton për transferimin e Rodrigo Mora. Kampioni në fuqi i Arabisë Saudite është i gatshëm të paguajë klauzolën 70 milionë euro që ka vendosur Porto për 18-vjeçarin.
Ndërkohë, agjenti i Rodrigo Mora, Jorge Mendes, është në qendër të diskutimeve. Ai po negocion drejtpërdrejt me të dyja palët për të gjetur një zgjidhje që kënaq si lojtarin ashtu edhe klubin.