Celina po kthehet në formë, shënon një tjetër gol me AIK-un në Suedi

- Bota Sot

Celina po kthehet në formë, shënon një tjetër gol me AIK-un në Suedi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka shënuar një gol në elitën e futbollit suedez.

Skuadra e tij, AIK është duke fituar 0:1 ndaj Degerfors, në javën e 21-të në Suedi.

Golin e parë në këtë takim e shënoi lojtari Bersant Celina në minutën e 12’të.

Celina shënoi pas një asisti të bukur nga bashkëlojtari i tij, Isherwood. Ky ishte goli i tretë në kampionat këtë sezon, plus katër asiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot