Malisheva i merr pikë Ballkanit në Therandë

- Bota Sot

Malisheva i merr pikë Ballkanit në Therandë

Malisheva pas debaklit të javës së kaluar si vendas me rezultat 4:0 nga Prishtina e Re, sot ka reaguar shumë më mirë duke i marrë pikë Ballkanit në Therandë.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Malishevës ka përfunduar baras (1:1) në kuadër të javës së dytë.

Aliu në minutën e 11-të shënoi për Malishevën dhe Giovani realizoi në atë të 62-tën për Ballkanin.

Ballkani në dy ndeshjet e para ka dy pikë dhe renditet në vend të pestë me 2 pikë dhe Malisheva gjendet në nëntin me 1 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot