Ferizaj nuk ka të ndalur, lider në Superligën e Kosovës

- Bota Sot

Ferizaj nuk ka të ndalur, lider në Superligën e Kosovës

Ferizaj ka importuar tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Skuadra e Ferizajt ka treguar lojë më të mirë duke mposhtur me rezultat 1:0 Prishtinën e Re, në kuadër të elitës së futbollit të Kosovës.

Pas fitores në Ferizaj me 1:0 ndaj kampionit Drita, sot u kthyen me pikë të plota dhe kryesojnë me 6 pikë në Kampionatin e Kosovës.

Ferizaj pati disa mundësi por edhe skuadra vendase.

Në minutën e 63-të Prençi duke tentuar të evitojë rrezikun ka shënuar autogol me kokë në këndin e majtë, 0:1.

Kryetrajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, ka ndërtuar një ekip të fortë, dëshmia më e mirë është për 180 minuta nuk ka pësuar as gol, ka goldallimin 2:0.



Lexoni të gjitha në Bota Sot