Bruno Fernandes godet penalltinë më të keqe në karrierë

- Bota Sot

Bruno Fernandes godet penalltinë më të keqe në karrierë

Manchester United po përballet me Fulham në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e dytë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” vijnë pas humbjes 0-1 ndaj Arsenal në javën e parë dhe sot pritet reagimi në fushë prej tyre, ku vlen vetëm fitorja.

Pjesa e parë në “Craven Cottage” është mbyllur në barazim pa gola.

Në minutën e 33-të, Calvin Bassey pengon brenda zonës Mason Mount dhe pas ndërhyrjes së VAR, jepet penallti për Man. United.

Topin e merr i zakonshmi Bruno Fernandes, një ekspert nga 11-metrat, por këtë herë goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Mund të thuhet që kjo është penalltia më e dobët në karrierë për Bruno Fernandes, i cili nga 68 penallti, vetëm 7 ka humbur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot