Dukagjini shijon fitoren e parë

- Bota Sot

Dukagjini shijon fitoren e parë

Dukagjini i Klinës ka ndalur tre pikë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra e Dukagjinit me kryetrajner Ismet Munishi i shkaktojnë humbje Gjilanit me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.

Fatin e ndeshjes e vulosën futbollistët Mërgim Pefqeli në minutën e 34-të e Iljasa Zulfiu (90+2’).

Dukagjini pas humbjes si vendas me 3:2 nga Prishtina gjen qetësinë me këtë fitore.

Dukagjini zë vendin e katërt me 3 pikë e Gjilani gjendet në të tetin me 1 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot