Sulmuesi anglez Jonathan Rowe është transferuar nga Marseille në Bologna, konfirmuan të dyja klubet të dielën, pa specifikuar shumën e transferimit ose kohëzgjatjen e kontratës.
22-vjeçari u përlesh me mesfushorin Adrien Rabiot në dhomën e zhveshjes së Marseille javën e kaluar pas humbjes nga Rennes në raundin e parë, dhe presidenti i klubit Pablo Longoria i vendosi të dy lojtarët në listën e transferimeve.
Rowe shënoi tre gola në 30 paraqitje për Marseille sezonin e kaluar. Rabiot pritet gjithashtu të shitet së shpejti.
Trajneri Roberto De Zerbi ka komentuar situatën duke e bërë të qartë se Rabiot nuk do të luante më ndërsa ishte në stol, raporton KosovaPress.
"Nëse dy punonjës të një kompanie po grinden sikur të ishin në një bar, ndërsa një koleg është pa ndjenja në dysheme, çfarë duhet të bëjë shefi? Unë shoh vetëm dy zgjidhje: pezullim ose shkarkim", tha De Zerbi, duke iu referuar Darryl Bakolu, i cili u sëmur në dhomën e zhveshjes, megjithëse nuk mori pjesë në konflikt.