Arsimi fiton një pikë të madhe kundër Shkëndijës

- Bota Sot

Arsimi fiton një pikë të madhe kundër Shkëndijës

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës nuk arriti fitoren e tretë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Debutuesi  i elitës, Arsimi nga Çegrani, përkujdeset për befasinë e madhe, duke luajtur baras (0:0) me kampionin Shkëndijen.

Skuadra Arsimit luajti ndeshje të madhe në stadiumin në Tetovë, madje pati rast për të rrëmbyer tre pikë. 

Ndeshja ishte e shkëlqyeshme, plot raste, shtylla dhe pritje portierëve, dhe në fund munguan vetëm golat. 

Arsimi ishte në disa momente kundërshtari më i mirë. 

Nga ana tjetër, realizimi ishte problemi kryesor për Shkëndijen, veçanërisht Mazari në minutën e 72-të nuk e realizoi rastin ku e kishte portën e zbrazët para tij.

Në pjesën e dytë, Shkëndija luajti lojë pak më të mirë, me më shumë raste, por Islami ishte heroi i Arsimit i cili arriti të shpëtoi një gol të sigurtë. 

Në minutën e 77-të, Zejnullai doli i vetëm para Islamit, portieri i Arsimit e preku pak topin dhe ai përfundoi në shtyllë. 

Nga ana tjetër, Peroviq ishte i vetëm para portës së Shkendijës, Gaye e dëboi jashtë portës. 

Më pas, Beroviq goditi traversën e portës së Shkendijës.

Portieri i Arsimit priti edhe gjuajtjen e Besart Ibraimit në minutën e 90+1 të ndeshjes, duke e devijuar topin për një goditje nga këndi.

Pas javës së tretë, Sileksi kryeson me 9 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 9, Shkëndija 7, dhe Arsimi renditet në vend të shtatë me 2 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot