Skuadra e Como-s e ka nisur furishëm edicionin e ri në Serie A.
Como e ka mposhtur me rezultat 2:0 Lazio-n, në ndeshjen hapëse.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e parë për Como-n, duke dhënë kontribut të madh. Golat i realizuan Douvikas (47) e Paz (73).
Como merr tre pikë në hapje duke tronditur skuadrën nga Roma.