Chelsea i ka dhënë Borussia Dortmund ‘dritën jeshile’ për të nënshkruar me Carney Chukwuemeka dhe për të huazuar Aaron Anselmo, duke e çuar të ardhurat totale të klubit nga transferimet këtë verë në më shumë se 270 milionë funte.
21-vjeçari, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në Dortmund, tani po kthehet përgjithmonë në klubin gjerman, raporton BBC.
Transferimi vlerësohet të jetë me vlerë rreth 25 milionë euro dhe Chelsea ka përfshirë një klauzolë në kontratë për një përqindje të shitjeve të ardhshme, transmeton KosovaPress.
Marrëveshja i çon të ardhurat e transferimeve të Chelsea këtë verë në rreth 300 milionë funte, duke mbuluar pothuajse koston e transferimeve hyrëse. Ky veprim është thelbësor për shkak të kërkesës së UEFA-s që Chelsea duhet të ketë një bilanc pozitiv transferimesh në mënyrë që të regjistrojë nënshkrime të reja për Ligën e Kampionëve.
Ekipi anglez më parë u gjobit me 26.7 milionë funte për shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare, dhe raporti i tyre i pagave ndaj të ardhurave ishte mbi 80 për qind. Në të njëjtën kohë, mbrojtësi argjentinas Aaron Anselmino do ti bashkohet Dortmund me një huazim njëvjeçar.
Me nëntë ditë të mbetura në afatin kalimtar, Chelsea shpreson të sjellë dy lojtarë të tjerë, me sulmuesin e krahut të Manchester United, Alejandro Garnacho, dhe mesfushorin e RB Leipzig, Xavi Simons. Ndërsa priten largimet e Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Tyrique George, dhe klubi mund të shesë nëntë lojtarë të tjerë, përfshirë Raheem Sterling, Ben Chilwell e Axel Disasi.