Partizani e ka nisur mbarë edicionin e ri të Kategorisë Superiore.
“Demat e Kuq” kanë arritur të mposhtin Vorën debutuese me rezultatin minimal 1-0 falë një autogoli të këtyre të fundit.
Repaj i pafat në pjesën e parë i cili devijoi topin drejt portës së Vorës, duke i dhënë avantazhin Partizanit.
Përpjekjet e “Bluve” ishin të shumta për të barazuar rezultatin, por nuk arritën në këtë përfundim.
Vora debuton në Kategorinë Superiore jo në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mposhtur nga pretendentët për titullin kampion në Shqipëri.