Prishtina e kthen kokulur Llapin, merr kreun e tabelës

- Bota Sot

Prishtina e kthen kokulur Llapin, merr kreun e tabelës

Prishtina ka treguar fytyrën e vërtetë në 45 minutat e dytë ku rezultoi edhe me fitoren e madhe.

Prishtina e ka mposhtur me rezultat 3:0 Llapin e Podujevës, në ndeshjen e javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës.

Pjesa e parë i takoi llapjanëve, patën disa raste shumë të mira por që nuk i finalizuan. 

Kur nuk shënon edhe pëson, është një rregull i pashkruar në sportin më të popullarizuar.

Në minutën e 28-të pas një veprimi të bukur të Prishtinës Ilievski nga afërsia me gjakftohtësi ka realizuar në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Çoriç, 1:0.

Në pjesën e dytë Prishtina ishte shumë më energjike dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan edhe golin e radhës përmes penalltisë. 

Rin Ahmeti ishte i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 58-të, 2:0.

Valmir Veliu shënoi nga penalltia në minutën e 90+10 për 3:0.

Prishtina kryeson me 6 pikë duke lënë pas Ferizajn po aq pikë dhe Llapi bie në vend të tetë me 1 pikë.

Arsim Thaçi - kryetrajner i Prishtinës, në dy ndeshje ka po aq pikë dhe po tregon se e kanë ndërmend të luftojnë për titullin e kampionit, kështu duket të paktën në hapje të edicionit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot