Serie A, Atalanta e nis me “frena dore”, Como befason Lazio-n

- Bota Sot

Serie A, Atalanta e nis me “frena dore”, Como befason Lazio-n

Pa Gasperinin në stol dhe pa dy sulmuesit më të mirë, Retegui i larguar dhe Lookman i dënuar, Atalanta ngec në një barazim të papritur kundër debutuesve Pisa-s. Në Bergamo mund të ndryshojnë shumë gjëra, por jo statusi i Gjimshitit, me kapitenin kuqezi që zbriti në fushë si titullar, zhvilloi 90 minuta të plota, i vlerësuar me notën 7.1.

Pisa i befasoi shpejt, ku një autogol i dhuroi miqve avantazhin. Në emergjencë në fazën sulmuese, lajmi i mirë ishte rikthimi i Scamacca-s. Sulmuesi “azzurr” jo vetëm u aktivizua si titullar, por në minutën e 50-të gjeti dhe rrugën e rrjetës duke i shmangur humbjen e Atalantës.

Akoma më keq bëri Lazio, me ekipin e Hysajt që pësoi një humbje 2-0 në transfertë përballë Comos. Anësori kuqezi e ndoqi ndeshjen nga stoli, nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri Sarri.

Në barazim 1-1 ngeci edhe Fiorentina në këtë start të Serie A, me ekipin vjollcë që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transferetë përballë Cagliarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot