Milani fokusohet tek një objektiv i ri pas dështimit të transferimit të Boniface

- Bota Sot

Milani fokusohet tek një objektiv i ri pas dështimit të transferimit të Boniface

Kalimi i mundshëm i Rasmus Hojlund nga Manchester United te Milan mund të rikthehet në skenë, pas dështimit të transferimit të sulmuesit të Bayer Leverkusen, Victor Boniface, në “San Siro”. 

Boniface do të qëndrojë tashmë te Leverkusen, duke hapur rrugën që Milani të rinisë interesin për Hojlund. 

Sipas Fabrizio Romano, Boniface do të rikthehet në Gjermani pasi nuk e kaloi testin mjekësor te Milani. 

Klubi italian kishte arritur marrëveshje për ta huazuar sulmuesin nigerian për një tarifë prej 5 milionë eurosh, me një klauzolë blerjeje për 24 milionë euro, por marrëveshja është tashmë e anuluar. 

Dështimi i këtij transferimi në “San Siro” i jep shpresë të re sulmuesit të Manchester United, Rasmus Hojlund, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim dhe është përfolur shumë për një kalim te Milani. 

Hojlund, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve të padëshiruar nga Amorim, pritet të largohet nga “Old Trafford” përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës. 

Kampionët e Italisë, Napoli, po ashtu po shqyrtojnë mundësinë për ta huazuar sulmuesin danez, për të përforcuar repartin ofensiv pas lëndimit të Romelu Lukakut në kofshë në fillim të sezonit. 

Mbetet për t’u parë nëse Milani do të paraqesë një ofertë zyrtare për Hojlund për të rivalizuar Napolin./



Lexoni të gjitha në Bota Sot