Vdes papritur emri i madh i sportit në Kosovë

- Bota Sot

Vdes papritur emri i madh i sportit në Kosovë

Ka ndërruar jetë Feriz Parlllaku.

Ka ndërruar jetë papritur ish gjyqtari më i mirë në futboll dhe hendboll në Kosovë.

Feriz Parllaku ka referuar në periudha të ndryshme, sidomos ka luajtur rol të madh në gjeneratën e sakrificës si gjyqtar i futbollit dhe hendbollit në rezistencë ndaj regjimit serb.

Shumë vite pas luftës ka referuar në elitën e futbollit dhe te hendbollit në Kosovë.

Ishte gjyqtari më i guximshmi dhe më i miri në Kosovë. 

Më 15 dhjetor të vitit 2002 ka referuar edhe ndeshjen ndërkombëtare në Gjakovë mes kombëtares së Kosovës dhe Egjiptit U-21 në hendboll (meshkujt). 

Ka referuar derbit e mëdhenj të Prishtinës, Trepçës, Vëllaznimit, Lirisë, Dritës, Besianës, Llapit, Gjilanit, Besës etj. në futboll.

Ikja e tij e papritur nga shokuar opinionin sportiv.

Ai iku në amshim në moshën 68 vjeçare.

Ai gjithmonë do të mbahet mend si gjyqtar që pa iu tremb qerpiku i syrit ka referuar derbit më të mëdhenj ën futboll ndërsa në hendboll ishin çift i panddashëm me Veton Selmanin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot