Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se duke nisur nga sot, tifozët dhe dashamirësit e Kombëtares kuqezi mund të blejnë biletat për ndeshjen kundër Letonisë, që do të luhet më 9 shtator dhe është pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, edhe në mënyrë fizike.
Sipas njoftimit të FSHF-së në Facebook, të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat pranë sportelit të vendosur te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”.
Shitja fizike do të jetë e hapur çdo ditë.
Nga ora 10:00 deri në 18:00.