Kolo Muani i tërbuar me kërkesat e reja të PSG -së drejt Juventusit

- Bota Sot

Kolo Muani i tërbuar me kërkesat e reja të PSG -së drejt Juventusit

Juventusi po përgatit një tentim të fundit për të rikthyer Randal Kolo Muanin në Torino para mbylljes së afatit kalimtar, pavarësisht kërkesave të rritura të Paris Saint-Germain.

Sulmuesi 26-vjeçar, i cili kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te “Zonja e Vjetër”, ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar karrierën në “Allianz Stadium”.  Ai madje ka refuzuar interesin e një klubi të Ligës Premier, duke e bërë të qartë se prioriteti i tij mbetet Juventusi.

Negociatat megjithatë po hasin vështirësi. PSG ka rritur çmimin e lojtarit nga 55 milionë në 70 milionë euro, duke e vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas Ciro Venerato, Kolo Muani është “i tërbuar” me qëndrimin e klubit francez, por mbetet i vendosur të presë një zgjidhje që do ta çonte përsëri në Torino.

Juventusi beson se presioni i lojtarit mund ta detyrojë PSG-në të ulë pretendimet. Klubi parisien e transferoi atë nga Eintracht Frankfurt në vitin 2023 për rreth 90 milionë euro dhe rrezikon ta mbajë të pakënaqur nëse nuk gjendet një zgjidhje para mbylljes së aftati.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit bardhezinj do të bëjnë një tjetër përpjekje në ditët në vijim.

Ndërkohë, Juventusi po punon edhe për largime të mundshme, me Dusan Vlahovicin që ende lidhet me një transferim, pavarësisht golit të shënuar kundër Parmës.

Në listën e Juventusit është edhe anësori i Lille, Edon Zhegrova. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot