E kryer, Conrad Harder do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit

- Bota Sot

E kryer, Conrad Harder do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit

Conrad Harder do të bëhet qendërsulmuesi i ri i Milanit, pasi klubi dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje për transferimin prej 27 milionë eurosh nga Sporting, përfshirë edhe bonuset.

Dakordësia ndërmjet klubeve u arrit dy ditë më parë, ndërsa që atëherë kuqezinjtë kanë punuar për të bindur Harder të pranojë projektin sportiv të Milanit.

Kjo përfshinte edhe refuzimin e ofertës nga Rennes, e cila ishte shumë afër finalizimit të marrëveshjes para se Milani të hynte në lojë.

Harder i ka dhënë bekimin e tij Milanit dhe tani po përgatiten detajet e fundit. Pasi përfundojnë formalitetet, ai do të udhëtojë drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Sulmuesi është një opsion që u shty përpara nga ndërmjetësi Busardò, ndërsa miratimi i tij u sigurua gjithashtu nga trajneri Max Allegri.

Megjithatë, kjo nuk ishte zgjedhja e parë e strategut italian, i cili fillimisht kishte shpresuar për një ribashkim me ish-sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic.



Lexoni të gjitha në Bota Sot