Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Podujevë

- Bota Sot

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Podujevë

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim për identifikimin e një personi të dyshuar që është përfshirë në një rast vjedhje.

Me autorizimin e prokurorisë kompetente policia ka publikuar edhe fotografinë e personit të dyshuar.

“Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje””, ka njoftuar policia.

Të gjithë ata që kanë informacione që mund të çojë në identifikimin e tij, policia bënë thirrje që të kontaktoni në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].



Lexoni të gjitha në Bota Sot