Arbitri njoftoi anulimin e golit para tifozëve

- Bota Sot

Arbitri njoftoi anulimin e golit para tifozëve

Një moment historik u regjistrua në stadiumin “Sinigalia” gjatë sfidës Komo-Lacio.

Për herë të parë në Serie A, arbitri komunikoi drejtpërdrejt vendimin e VAR-it për publikun.

Manjanelo anuloi golin e barazimit të shënuar nga Kastejanos, duke njoftuar me mikrofon:

“Pas verifikimit, lojtari numër 11 ishte në pozicion jashtë loje. Vendimi: gol i anuluar”.

Ky debutim shënon nisjen e reformës së re të arbitrimit, që synon më shumë transparencë dhe kuptueshmëri për tifozët. Episodi, i cili ndezi polemika për centimetra, tregon se Serie A ka hyrë në një epokë të re komunikimi mes arbitrave dhe publikut, ku çdo vendim i rëndësishëm shpjegohet hapur në stadium.

Në epokën kur teknologjia po dominon në çdo fushë të jetës dhe kur inteligjenca artificiale shërben si një mjet për të ofruar shumë shërbime, ky ishte vetëm hapi i radhës drejt qëllimit për të përsosur gjykimin në botën e futbollit dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjet e arbitrave brenda fushës së blertë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot