Bashkimi 1947 me tre pikë të ëmbla si rrushi i Kavadarit!

- Bota Sot

Bashkimi 1947 me tre pikë të ëmbla si rrushi i Kavadarit!

Skuadra e Bashkimit 1947 regjistroi fitoren e dytë në javën e tretë të kampionatit të LPFM-së.

Para një stadiumi të mbushur plot, Bashkimi 1947 arriti të mposhtë Tikveshin me rezultatin 3:1 dhe kështu të fitojë pikën e shtatë këtë sezon.

Skuadra vendase pati më shumë kohë në lojë, krijoi më shumë raste dhe, më e rëndësishmja, shënoi më shumë herë në portën e kundërshtarit.

Filip Aleksovski hapi rezultatin në minutën e 36-të të ndeshjes, kur shënoi gol pas një aksion të shkëlqyer të ekipit vendas. Mishov shënoi një gol me një asist nga Ivanovski në momentet e fundit të pjesës së parë, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Sapo filloi pjesa e dytë, edhe Marko Simonovski shfrytëzoi një situatë të mirë para portës së Stevkovskit dhe shënoi në minutën e 47-të për një epërsi të dyfishtë vendase.

Për një moment, mysafirët u rikthyen në lojë kur Aleksandar Mishov shënoi në minutën e 56-të për të zvogëluar epërsinë e ekipit vendas. Megjithatë, Bashkimi ishte shumë i fortë dhe i pamposhtur sot.

Filip Aleksovski shënoi dy herë, pasi në minutën e 76-të pas aksionit të Simonovskit nga “e dyta” arriti të shënojë për 3:1 dhe të vendosë rezultatin përfundimtar.

Me këtë triumf, Bashkimi ka shtatë pikë së bashku sa ja Vardari dhe Shkëndija. Sileksi dhe Struga Trim Luma kryesojnë me nga 9 pikë. Tikveshi, nga ana tjetër, mbeti te një pikë e vetme e fituar në shtëpi në raundin e parë dhe barazimi kundër Rabotniçkit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot