Chelsea synon të arkëtojë 400 milionë euro

- Bota Sot

Chelsea synon të arkëtojë 400 milionë euro

Chelsea ka nisur sezonin e ri të Premier League me një ecuri pozitive, duke mbledhur 4 pikë në dy javët e para. Por, përveç paraqitjeve në fushë, klubi londinez po tërheq vëmendjen edhe në merkato.

Blutë ka zhvilluar një verë të suksesshme në tregun e transferimeve, duke kombinuar blerjet strategjike me shitje fitimprurëse. Vetëm nga largimet e Renato Veiga dhe Noni Madueke, klubi ka arkëtuar shuma të konsiderueshme, ndërsa pritet që deri në fund të merkatos të ketë rreth 400 milionë euro të ardhura nga shitjet.

Ndërkohë, disa futbollistë si Carney Chukëuemeka dhe Aarón Anselmino janë transferuar ose huazuar për të pasur më shumë minuta, ndërsa për emra si Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku po shqyrtohen oferta për largim, për shkak të kostove të larta në paga dhe klauzola transferimi.

Strategjia e re e klubit synon të ulë numrin e lartë të lojtarëve, një problem që ka ndikuar negativisht në menaxhimin e skuadrës gjatë sezoneve të fundit. Me këtë ritëm, Chelsea duket se po ndërton jo vetëm një ekip konkurrues për tituj, por edhe një model financiar më të qëndrueshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot