Prizren: Arrestohen dy persona për grabi*tjen e shtetases së huaj, njëri në arrati

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohen dy persona për grabi*tjen e shtetases së huaj, njëri në arrati

Policia e Kosovës ka zbardhur grabitjen e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Prizren, ku një shtetase e huaj u sulmua dhe iu morën para e pajisje me vlerë të madhe.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas një pune operativo-hetimore, janë identifikuar dhe lokalizuar tre të dyshuar, prej të cilëve dy tashmë janë arrestuar.

Të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar, është realizuar bastisja e tri shtëpive të tyre, ku janë siguruar prova të rëndësishme. Prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre për 48 orë.

I dyshuari i tretë, ndodhet ende në arrati dhe po punohet për lokalizimin e tij.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit