Kristjan Asllani: I shikoja këto ngjyra me admirim

- Bota Sot

Kristjan Asllani: I shikoja këto ngjyra me admirim

Kristjan Asllani ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale për largimin e tij nga Interi. Mesfushori i Kombëtares ka falenderime për të gjithë në aventurën e tij 3-vjeçare si zikaltër.

Shqiptari tregon se që fëmijë e ka parë Interin si tifozë dhe ngjyrat e këtij klubi i ka parë gjithmonë me admirim. Për Asllanin është një ëndërr e bërë realitet dhe Interi do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës së tij kudo që të largohet.

“Të dashur tifozë të Nerazzurrëve,

Ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. 

Të veshësh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr për të cilën kam bërë tifo që kur isha fëmijë, kur i bëja tifo këtyre ngjyrave me sy plot admirim. Sa herë që hyja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja.

Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. 

Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete.

Me dashuri”, ka shkruar mesfushori i Kombëtares.

23-vjeçari ditën e djeshme u zyrtarizua te Torino, teksa kaloi në formë huazimi, me torinezët që kanë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit. Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditës, por Interi vonoi dokumentat që futbollisti të mos ishte pjese e Torinos në ndeshjen ndaj tyre.

Lideri kuqezi shpreson të kthehet në një pikë kyçe te Torino dhe të lërë gjurmë në aventurën e tij si torinez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot