Vllaznia nis nesër rrugëtimin në Futsal Champions League

- Bota Sot

Vllaznia nis nesër rrugëtimin në Futsal Champions League

Vllaznia Futsal nis nesër rrugëtimin në fazën paraeliminatore të Futsal Champions League 2025/26.

Kuqeblutë bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Tiranë, në Parkun Olimpik.

Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet nesër në orën 16:00, mes Tigers Roermond dhe Ísbjörninn, ndërsa Vllaznia do të debutojë në mbrëmje ndaj Bajo Pivljanin, në orën 20:00.

Takimet e raundit të dytë janë programuar më 28 gusht. Vllaznia Futsal – Ísbjörninn (16:00) dhe Bajo Pivljanin – Tigers Roermond (20:00).

Ndeshjet e fundit, që do të përcaktojnë skuadrën e kualifikuar, do të luhen më 30 gusht. Ísbjörninn – Bajo Pivljanin (16:00) dhe Vllaznia Futsal – Tigers Roermond (20:00).

Në fazën tjetër të Futsal Champions League 2025/26 kualifikohet vetëm ekipi që mbyll grupin në vendin e parë.

UEFA Futsal Champions League 2025/26

Kalendari i ndeshjeve të Grupit B

Tigers Roermond vs Ísbjörninn
27 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal
27 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn
28 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond
28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin
30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond
30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park



Lexoni të gjitha në Bota Sot