Bayern Munih nuk e ka mbyllur ende afatin kalimtar

- Bota Sot

Bayern Munih nuk e ka mbyllur ende afatin kalimtar

Bayern Munih nuk e ka mbyllur ende afatin kalimtar dhe kërkon të përforcojë edhe më shumë repartin ofensiv.

Pas afrimit të Luis Diaz, klubi bavarez është hedhur sërish në sulm dhe ka si objektiv kryesor Nicolas “Nico” Jackson, sulmuesin 24-vjeçar të Chelsea-t.

Sipas raportimeve nga Sky Sport DE, palët janë në negociata të avancuara për të gjetur një marrëveshje, me Bayern-in që po shtyn për një huazim të lojtarit, ndërsa diskutimet po vazhdojnë intensivisht.

Interesi i kampionëve të Gjermanisë për sulmuesin senegalez nuk është diçka e re, pasi emri i tij përmendet prej javësh në listën e dëshirave të klubit.

Situata e Jackson tek Chelsea duket gjithnjë e më e ndërlikuar: trajneri Enzo Maresca nuk e ka përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e para të Premier League dhe madje i ka sugjeruar lojtarit të gjejë një alternativë për të vazhduar karrierën.

Ndërkohë, për sulmuesin po mendojnë edhe Aston Villa dhe Neëcastle, që kanë nevojë për përforcime në fazën ofensive. Por, për momentin, Bayern duket klubi më i interesuar dhe më pranë arritjes së një akordi, që do t’i hapte Jackson-it rrugën drejt Bundesligës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot