Conte: Nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

- Bota Sot

Conte: Nuk ka sfidë mes meje dhe Allegrit

“Ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. Shoh rikthimin e tre të mëdhenjve”. Kështu u shpreh Antonio Conte, trajneri i Napolit, kampion i Italisë, për “Sky Sport”.

“Tek Interi nuk bëhet fjalë për rikthim, sezonin e kaluar bëri shumë mirë dhe prej vitesh është gjithmonë aty, bën gjithmonë sezone të rëndësishme, – shtoi Conte. – Do të kemi sigurisht rikthimin e dy skuadrave të tjera të mëdha, që kanë organika të rëndësishme dhe të pajisura për të bërë mirë.

Ne do të duhet të përpiqemi të japim më të mirën, në fund do të bëhen llogaritë”.

Mbi rikthimin e Allegrit: “Nuk është sfidë mes meje dhe atij, janë 20 skuadra dhe të gjithë përballemi me të gjithë. Pra, është një garë e të gjithëve kundër të gjithëve. Mendoj se do të jetë një kampionat shumë entuziast dhe i ekuilibruar, secili do të duhet të bëjë pjesën e vet”.

“Elogji” për De Bruyne: “Ai erdhi në Itali pas 9-10 vitesh në Premier League, në një moment të pjekurisë shumë të madhe nga të gjitha pikëpamjet. Shpresojmë që të na ndihmojë të përmirësohemi. E dimë shumë mirë që edhe ne do të duhet të jemi të zotë për ta vendosur në kushtet për t’u integruar dhe ndier mirë. E kam thënë shumë herë, skuadra fiton dhe humbet së bashku, nuk ka një individ që bën diferencën. Ose më mirë, nuk ka më”.

Në fund, Conte foli për mentalitetin e tij fitues: “Nga ky këndvështrim nuk e kam të vështirë. Edhe nëse është dita e parë e imja një skuadër të re, përpiqem gjithmonë të transmetoj mentalitetin tim.

Ky mentalitet përbëhet nga puna, serioziteti, përkushtimi, të besuarit në atë që bëjmë dhe gjithmonë të kapërcejmë pengesat.

Duhet gjithmonë të ekzistojë dëshira për ta ngritur nivelin, për mua është e rëndësishme. Kjo vlen edhe për lojtarët e mi, të gjithë njerëzit që punojnë me mua”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot