Futbollisti i Bashkimit, Filip Aleksovski, është zgjedhur lojtari i javës nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.
Futbollisti i Bashkimit shënoi dy gola për të udhëhequr Bashkimin drejt triumfit (3:1) në duelin kundër Tikveshit.
Nga ana tjetër, përveç Aleksovskit, skuadrën e javës përfshihen:
Në portë është Islami i Arsimit, si dhe shoku i tij i skuadrës Darlishta, i cili është në vijën e fundit së bashku me Fal nga Struga TL e Ivanovski nga Bashkimi.
Përveç Aleksovskit, në mesfushë janë Mirçevski nga Sileksi, dhe shoku i tij i skuadrës Piresh, dhe ata shoqërohen edhe nga Bullatoviq i Pelisterit. Campaore, Simonovski dhe Mato nga Vardari janë tre sulmuesit.