Edon Zhegrova është pajisur sot me pasaportë shqiptare.
YAi e ka bërë ndërkohë një postim në rrjetet sociale, duke e falënderuar Edi Ramën, duke e zbuluar edhe një pjesë të bisedës me kryeinistrin shqiptar në Watsapp.
Në Instastory, futbollisti i Lillet shkroi: “Krenar me qenë shqiptar”, duke ia përcjellë emojit me flamurin kombëtar shqiptar dhe me një shqiponjë.
Nënshtetësia shqiptare do t’ia mundësojë 26-vjeçarit të transferohet më lehtë në Juventus pasi futbollistët me pasaportë shqiptare konsiderohen si lojtarë vendorë në Itali, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga viti i kaluar.