Legjenda Matthaus befason Gjermaninë

- Bota Sot

Legjenda Matthaus befason Gjermaninë

Lothar Matthaus i ka befasuar të gjithë me analizën e tij të fundit për Bayern. Legjenda e futbollit gjerman zakonisht e kritikon klubin bavarez, por ai e sheh mbylljen e kësaj merkatoje me pozitivitet.

“Jam shpesh kritik me Bayern, por Max Eberl bëri punë të mirë me shitjet e lojtarëve. Arkëtoi mbi 100 mln euro dhe kurseu shumë paga me largimet e fundit. Janë përgjegjësia e tij. Tah dhe Bischoff janë dy afrime të mira, lojtarë praktikisht falas”.

“Po, u shpenzua shumë për Luis Diaz, por ai sjell elemente të reja në lojën e Bayern.

Ai është i shpejtë, i rrezikshëm para porte, punon shumë dhe fizikisht krejt ndryshe nga Sane. E shoh si blerje të mirë. Ai dhe Olise luajnë shumë fort edhe në mbrojtje”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot