Rodrygo i jep fund spekulimeve

- Bota Sot

Rodrygo i jep fund spekulimeve

Ylli brazilian Rodrygo Goes nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, sulmuesi anësor do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionëve të Europës, pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha të Premier League.

Në javët e fundit, Arsenali dhe Manchester City ishin përmendur si destinacione të mundshme për 23-vjeçarin, ndërsa Tottenhami shpresonte që një kalim i mundshëm i Rodrygos te City të hapte derën për transferimin e talentit Savinho në “White Hart Lane”.

Por me konfirmimin se Rodrygo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, planet e merkatos për disa klube angleze marrin tjetër drejtim.

Rodrygo, i ardhur në Madrid në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një lojtar vendimtar në ndeshje të mëdha për Los Blancos dhe shihet si pjesë kyçe e projektit të Carlo Ancelottit për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot