Thuram është i lumtur

- Bota Sot

Thuram është i lumtur

Markus Thuram është i lumtur pasi e ka nisur sezonin në Serinë A në mënyrën më të mirë, me dy gola në fitoren 5:0 ndaj Torinos. Sulmuesi francez e bëri këtë nën vëzhgimin e dy tifozëve special në tribunë, babait të tij Lilien dhe vëllait Kefren.

Të dy njihen si juventinë, pasi i ati ka qenë një mbrojtës që ka bërë emër në radhët e bardhezinjve, ndërsa vëllai është aktualisht pjesë e tyre.

Pas golit të parë, Thuram bëri shenjë nga tribuna pikërisht ku ishin familjarët e tij, duke marrë një përgjigje nga i vëllai, ndërsa pas golit të dytë, u shfaq duke qeshur po me vështrimin nga tribuna në fjalë.

“Jam i lumtur që vëllai im është në stadium, erdhi si vëlla dhe jo si lojtari i Juventusit. Unë e dua shumë”, tha fillimisht Turam pas ndeshjes, duke shpjeguar edhe mënyrën e festimit.

“Po tallesha me të dhe babain tim, pasi ata tallen me mua për gjuajtjen me kokë. Ndaj kur bëra gol, mendova për ta”, tha sulmuesi francez i Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot