Trajneri Silvinjo mban masterclass me trajnerët e stafet e ekipeve kombëtare të moshave

- Bota Sot

Trajneri Silvinjo mban masterclass me trajnerët e stafet e ekipeve kombëtare të moshave

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zhvilloi një masterclass me temë “Metodologjia e punës së një ekipi kombëtar”.

Masterclass-i u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e trajnerëve dhe stafet e ekipeve Kombëtareve të moshave të vajzave dhe djemve.

Përgjatë këtij sesioni, trajneri Silvinjo u asistua edhe nga Doriva, Pablo Zabaleta dhe Ervin Bulku.

Ata u ndalën te momentet kyçe të punës së një ekipi kombëtar, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve, vëzhgimi i ecurisë së tyre me klubet, përgatitja e programit të grumbullimit, skemat taktike etj.

Gjatë masterclass-it pati diskutime dhe ndarje eksperiencash mes trajnerëve dhe stafit të Kombëtares A mbi aspekte të ndryshme të punës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot