Amorim: Manchester United nuk është gati për Premier League dhe Europë

- Bota Sot

Amorim: Manchester United nuk është gati për Premier League dhe Europë

Manchester United përgatitet për ndeshjen e raundit të dytë të EFL Cup ndaj Grimsby Town, ekip nga Kategoria e Katërt angleze.

Për shkak se këtë sezon “djajtë e kuq” nuk luajnë në garat evropiane, rrugëtimi i tyre në Kupën e Ligës nis më herët se zakonisht, një fakt që trajneri Rúben Amorim e sheh si përparësi në kushtet aktuale të skuadrës.

“Nuk jemi të përgatitur për të luajtur në Premier League dhe në Evropë.

Për të pasur paraqitje të mira në Champions League dhe për të qenë konkurrues në kampionat na duhet kohë për t’u zhvilluar si ekip,” deklaroi trajneri portugez. Ai konfirmoi se do të bëjë disa ndryshime në formacion, duke pasur parasysh ngarkesën e javës:

“Kemi tri ndeshje në këtë periudhë dhe lojtarë me cilësi, prandaj duhet të bëjmë rotacion në mënyrë që t’i fitojmë të gjitha.”

 

Amorim nënvizoi se çdo takim është sfidues dhe se objektivi kryesor është ndërtimi i bazave për të ardhmen. “Duhet të përgatitemi për çdo ndeshje. Do të vijë një moment kur do të kemi nevojë për Europën, për t’u dhënë hapësirë të gjithëve,” përfundoi ai.

Manchester United do të përballet me Grimsby më 27 gusht, duke synuar të nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin e tij në këtë kompeticion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot