Harder drejt Milanit

- Bota Sot

Harder drejt Milanit

Milan është shumë pranë të sjellë në ‘San Siro’ sulmuesin danez Conrad Harder, por transferimi ende nuk ka marrë dritën jeshile përfundimtare.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe klubin portugez. Harder ka pranuar kontratën pesëvjeçare me pagë rreth 2 milionë euro neto në sezon, ndërsa Milan ka gjetur gjuhën e përbashkët me Sportingun për një marrëveshje përfundimtare prej 24 milionë eurosh plus 3 milionë bonus.

Që nga mbrëmja e djeshme, sulmuesi kishte gati valixhet për të fluturuar drejt Milanos.

Megjithatë, sipas burimeve nga Portugalia, kalimi i tij është pezulluar. Arsyeja lidhet me nevojën e Sportingut për të gjetur zëvendësuesin e tij, pasi klubi tashmë ka humbur edhe Gyokeres. Kandidati kryesor është Fotis Ioannidis i Panathinaikos, por bisedimet nuk kanë dhënë ende rezultat: grekët kërkojnë 25 milionë euro, ndërsa oferta e Sportingut mbetet në 20.

Deri sa të mbyllet kjo çështje, Harder do të duhet të presë, ashtu si Milan dhe trajneri Massimiliano Allegri. Vetëm pasi Sporting të sigurojë një qendërsulmues të ri, transferimi i danezit në Itali do të marrë formë përfundimtare.

Një pritje e detyruar për Milanin, që e ka gjithçka gati, por është në duart e lëvizjeve të Sportingut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot