Shifra dëshpëruese në debutim

- Bota Sot

Shifra dëshpëruese në debutim

Statistikat nga paraqitja e Benxhamin Seshkos gjatë barazimit të Mançester Junajtid me Fullhem në Premier Ligë janë vërtetë të paimagjinueshme dhe tronditëse.

Të dielën pasdite, Junajtid nuk arriti të përmbushë pritshmëritë për fitoren e parë të sezonit, duke barazuar 1-1 me Fullhrmin në stadiumin “Craven Cottage”. Një gol nga zëvendësuesi i Fullhemit, Emil Rou, vetëm disa sekonda pasi hyri në lojë, anuloi autogolin e shokut të tij të skuadrës, Rodrigo Muniz, i cili kishte kaluar Junajtid në epërsi gjatë pjesës së dytë.

Pas javësh të tëra negociatash me “Djajtë e kuq” dhe Njukasëll, Seshko vendosi të transferohet në “Old Trafford” më herët këtë muaj për një shumë prej 73.7 milionë eurosh. Sulmuesi nga Sllovenia nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq” dhe debutoi në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Arsenalit. Megjithatë, Seshko nuk arriti të lërë përshtypje ndaj “Topçinjve”, diçka që u përsërit edhe në ndeshjen ndaj Fullhemit.

Përkundër 38 minutave të luajtura në “Craven Cottage”, ajo që ra në sy ishte se Seshko nuk regjistroi asnjë goditje, bëri vetëm nëntë pasime, asnjë prej tyre pasim kyç, nuk realizoi asnjë driblim dhe nuk fitoi asnjë duel.

Nga ana tjetër, një ish-sulmues si Runi ka bërë thirrje se Ruben Amorim duhet të ndryshojë gjërat sa shpejt, pasi ndryshe mund të jetë tepër vonë.

Për “BBC Sport”, anglezi tha: “Tani nuk ka justifikime për trajnerin. Amorim duhet të fillojë të marrë rezultate dhe t’i marrë shpejt, sepse kur hyn në tetor, nëntor, nëse rezultatet nuk ndryshojnë më, atëherë vjen presioni i pamenaxhueshëm”, ishin fjalët e Runit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot