Turqia ka nisur ndërtimin e strehimoreve kundër bombardimeve në 81 provincat e vendit, sipas një burimi të cituar nga Middle East Eye.
Projekti u miratua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan gjatë një mbledhjeje të kabinetit në qershor.
Ndërkohë, Irani dhe Izraeli ishin përfshirë në një konflikt, me sulme ajrore izraelite dhe kundërpërgjigje me raketa balistike nga Teherani.
Ndërtimi është marrë përsipër nga Administrata Turke e Zhvillimit të Banesave (TOKI).
Sipas një raporti të përgatitur nga Akademia Kombëtare Turke e Inteligjencës, gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran, qeverisë i rekomandohej vendosja e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe ndërtimi i strehimeve të mirëpajisura për të mbrojtur civilët në rast konflikti rajonal. Raporti sugjeronte përdorimin e stacioneve të metrosë në qytetet kryesore si strehime emergjente.
Zyrtarët turq u habitën nga rrjeti i gjerë i strehimeve në Izrael, që u lejon qytetarëve të gjenin mbrojtje gjatë bombardimeve, dhe po përpiqen të krijojnë një sistem të ngjashëm për qytetet turke.