Alain Taho i është gëzuar një trofeu të rëndësishëm me fanellën e ekipit të të rinjve të Interit.
Portieri i Shqipërisë U19, ka qenë protagonist në suksesin e zikaltërve në Superkupën e Italisë, ku ata mundën me penallti Kaljarin.
Ndeshja u mbyll me shifrat 2-2, me Interin që dy herë u desh që të barazonte rezultatin pas avantazhit të sardëve. Kësisoj, për të shpallur një fitues u deshën gjuajtjet e penalltive ku Taho ishte Taho vendimtar.
Portieri shqiptar priti goditjen e parë të Kaljarit me Liteta, duke u hequr trysninë shokëve të skuadrës të cilët realizuan të 5 gjuajtjet e tyre, duke siguruar kësisoj trofeun e Superkupës.