Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

- Bota Sot

Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

Në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës, José Mourinho analizoi situatën te Fenerbahçe, duke e kritikuar klubin: “Nuk mendoj se është bërë ndonjë përpjekje shtesë në tregun e transferimeve.

Nëse Liga e Kampionëve do të kishte qenë jetike për klubin tim, diçka do të ishte bërë në periudhën midis ndeshjeve kundër Feyenoord dhe Benfica. Nuk është shumë e vështirë të zbulosh formacionin titullar të Fenerbahçes, sepse kemi pak alternativa”.

“Nuk mund të them se çfarë do të bëjmë nesër, por nuk kemi të njëjtën skuadër. Nuk kemi llojin e skuadrës që trajneri mund të përdorë për të krijuar surpriza.

Nuk mendoj se kemi shumë mundësi për surpriza”.

Për kundërshtarin: “E dua Bruno Lagen dhe e respektoj karrierën e tij si trajner. Ai është një trajner i mirë. Përveç të nesërmes, i uroj suksese. Nuk mendoj se skuadra do të ndikohet nga atmosfera.

Natyrisht, entuziazmi i tifozëve të Benfikës është një faktor, por Fenerbahçe nuk do të ndikohet negativisht prej tij. Benfica është një skuadër shumë e mirë. Ata kanë bërë shumë investime, kanë nënshkruar me lojtarë të fortë dhe me përvojë. Janë një skuadër kompakte”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot