Nesër (16.30) në Mitrovicë do të ndeshen emnakët, Trepça – Trepça ’89 në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Derbi i emnakëve dhe të skuadrave te një qytetit.
Trepça kryeson me 6 pikë e Trepça ’89 renditet në pozitën e 6 -të me 4 pikë.
“Klubi ynë, KF Trepça’89, është gati për derbin e qytetit.
Një ndeshje me rëndësi të veçantë, ku skuadra jonë do të kërkojë të tregojë forcën dhe karakterin në fushë për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë pranë ekipit në këtë përballje, për ta mbështetur Trepçën ’89 drejt një paraqitjeje dinjitoze dhe triumfuese”, njofton FC Trepça ’89.