Uashingtoni është i përgatitur të ofrojë shërbime të agjencive inteligjente dhe mbështetje ajrore për Ukrainën pas luftës, sipas një raportimi nga Financial Times.
FT ka cituar katër zyrtarë të cilët thanë se SHBA-të do të ishin të gatshme të kontribuonin me mbikëqyrje dhe zbulim, si dhe me asete të mbrojtjes ajrore.
Kjo do t’i vinte në ndihmë çdo ekipi të udhëhequr nga evropianët në terren, shtoi raporti i zbuluar.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk e kishte përjashtuar vendosjen e trupave amerikane në tokë në Ukrainë, por tha se ato mund të ofrojnë mbështetje ajrore si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.
“Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata me gjëra të ndryshme, veçanërisht, ndoshta… nga ajri”, tha Trump për Fox News, megjithëse nuk dha detaje të tjera.